Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ratifikoi marrëveshjen për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, atë diplomave universitare si dhe marrëveshjen e kualifikimeve profesionale. Tri marrëveshjet janë në kuadër të Procesit të Berlinit, ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Ai ka thënë se marrëveshjet janë të një rëndësie të jashtëzakonshme në kontekstin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe shërbimeve, më përputhje me praktikat më të mira të Bashkimit Evropian.
“Marrëveshjet janë të një rëndësie të jashtëzakonshme në kontekstin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe shërbimeve, në përputhje me vlerat dhe praktikat më të mira të BE-së. Procesi i Berlinit e ndihmon integrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE. Marrëveshjet janë të një rëndësie të jashtëzakonshme në kontekstin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe shërbimeve, në përputhje me vlerat dhe praktikat më të mira të BE-së. Procesi i Berlinit e ndihmon integrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE”, ka shkruar Osmani në Facebook.
/KosovaPress/