Kuvendi i Berishës votoi për shkarkimin e tij, Basha s’rri “duarkryq”, bën lëvizjen e radhës

schedule16:07 - 11 Dhjetor, 2021

schedule 16:07 - 11 Dhjetor, 2021

Ndërsa Kuvendi i Sali Berishës ka votuar për shkarkimin ose jo të kreut të PD Lulzim Basha, ky i fundit ka thirrur kryesinë e partisë në orën 18:00.

Kuvendi i mbledhur nga ish-kryeministri që prej orës 10:00 të mëngjesit të sotëm në stadiumin “Air Albania”, vendosi shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi si edhe të tre nënkryetarëve,  Grida Duma; Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj. Ndërkohë ka përfunduar votimi për shkarkimin e Bashës, ndërsa ka vijuar numërimi i votave për të dhënë në fund rezultatin. Nuk dihet nëse Basha në këtë mbledhje do të vendosë për përjashtimin e delegatëve që ishin në Kuvend dhe votuan ndryshimet statutore dhe shkarkimin e tij.

Pak metra larg Kuvendit të Berishës Basha gjatë një fjalimi në selinë  e PD me rastin e 31 vjetorit të themelimit të saj u shpreh se dera është e hapur për të gjithë. Në këtë ditëlindje Basha tha se PD është ndarë për shkak të interesave personale të një individi, referuar këtu Berishës. Sipas tij mentalitetet e të shkuarës po mundohen të shkruajnë historinë por nuk mund ta bëjnë këtë pa mbështetjen e SHBA dhe BE. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!