Kuvendi “funksional”/ Metaj: Mazhoranca e hapur për të zgjatur dorën e bashkëpunimit, jo për të shkelur Kushtetutën

schedule18:23 - 11 Mars, 2024

schedule 18:23 - 11 Mars, 2024

Deputeti i PS Ilir Metaj në një intervistë në “Special Report” në ABC News foli për ngritjen e Komisioneve Hetimore si edhe për tensionet që kanë shoqëruar Kuvendin, pasi deputetët e opozitës kanë vijuar me skenarë të krijimit të kaosit me qëllim pengimin e punimeve.

Ai theksoi se mazhoranca është e hapur për të zgjatur dorën e bashkëpunimit, por jo për të shkelur Kushtetutën.

“Kjo qeveri nuk e ka mohuar asnjëherë të drejtën e ngritjes së Komisioneve Hetimore. Gjithë qëndrimi i mazhorancës ka qenë ai i lejimit dhe dakortësisë, por asnjëherë një shkelje të Kushtetueses. Kryeministri e ka theksuar disa herë që është për zbatimin e Gjykatës Kushtetuese. Nëse nga opozita vazhdon të këmbëngulet për Komisione Hetimore që nuk kuadrojnë edhe me Gjykatën Kushtetuese më duket e pamundur. Unë mund të them që prioritet për ne është pjesëmarrja në jetën parlamentare me qëllim që parlamenti shqiptar të nxjerrë një produkt që i shërben publikut, që i shërbejnë mirëqenies sociale ekonomike të qytetarëve dhe që hedhin hapa të sigurta drejt rrugës europiane. Nëse opozita shqiptare ka vendosur të mishërojë sizifin dhe ndodh që ky gur i rëndë të jenë fatet personale të Berishës dhe familjes së tij. Më vjen keq të them që është e dështuar, por kjo është ajo që ka vendosur”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!