Kuvendi e UNICEF, bashkëpunim për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve

schedule15:36 - 22 Janar, 2018

schedule 15:36 - 22 Janar, 2018

Kuvendi i Shqipërisë do të angazhohet të përafrojë legjislacionin shqiptar për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe abuzimi me standardet ndërkombëtare. Premtimi vjen nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi pas nënshkrimit të një memorandumi bashkëpunimi me UNICEF. Ky memorandum vjen tetë javë pasi Parlamenti ka konstituuar grupin “Miqtë e Fëmijëve”. Kryeparlamentari Ruçi njëherësh kryetar i këtij grupi u shpreh se i ka ofruar bashkëpunimin organizatave vendase dhe të huaja  për  hartimin e ligjeve,  monitorimin e zbatimit të tyre dhe forcimin e kapaciteteve të Kuvendit për mbrojtjen e interesave të fëmijëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!