KUVENDI/ Dy interpelanca dhe diskutime për disa ligje, nuk priten vendime të rëndësishme

schedule10:12 - 23 Mars, 2023

schedule 10:12 - 23 Mars, 2023

Ditën e sotme mbahen seanca e radhës plenare në Kuvend, ku pritet të diskutohen një serë temash dhe të ratifikohen një sërë marrëveshjes, por nuk pritet ndonjë vendim i rëndësishme që mund të shkaktojë konflikt politik, bën me dije gazetarja e ABC News, Esiona Konomi.

Në këtë seanca deputetët e opozitës, konkretisht Bujar Leskaj, Zef Hila dhe Erisa Xhixho kanë thirrur në interpelancë dy ministret.

Bujar Leskaj dhe Zef Hila kanë kërkuar interpelancë me ministren Ogerta Manastiliu, ndërsa Xhixho me ministren e Arsimit, Evis Kushi.

Gazetarja po ashtu raporton se kjo pritet që të jetë seanca e fundit për Zef Hilën, pasi pritet të lërë mandatit për të kandiduar për kryetar Bashkie në Vaun e Dejës.

Po ashtu siç dihet në Kuvend, ditë ne sotme nuk do të jetë kryeministri Rama, i cili do të zhvillojë një vizitë shumë të rëndësishme në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të takohet me homologun Rishi Sunak.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!