Komisioni Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, do të kërkojë nga Kuvendi të zgjasë afatin e punës së tij. Mandati i komisionit mbaronte në 8 Tetor, por puna nuk mund të mbyllet, pasi deputetët presin opinionin e Komisionit të Venecias.
Ky opinion miratohet në 12 Tetor, çka e bën të domosdoshme zgjatjen e afateve. Komisioni hetimor do të mblidhet të mërkurën për të diskutuar, se sa kohë ju duhet për të mbyllur hetimin, dhe të enjten, parlamenti do të vendosë se sa do ta zgjasë afatin e punës së këtij komisioni./ABC News Albania 24/7