Kuvend, interepelancë me Gjiknurin për inceneratorët

schedule10:23 - 15 Shkurt, 2018

schedule 10:23 - 15 Shkurt, 2018

Kuvendi e ka nisur seancën e sotme plenare me interpelancën e ministrit Gjiknuri për inceneratorët e kërkuar nga Partia Demokratike.

Në fjalën e tij Ministri Gjiknuri tha se incenerimi është forma më moderne dhe i pranueshëm për të gjitha standardet e BE, ndryshe nga landiflidi që ka pasoja të rënda për mjedisin dhe kosto marramendëse. Ndërsa deputetja e PD, Jorida Tabaku e quajti skemë mafioze kontratën për incineratorët.

Gjiknuri: Ne kemi ndërtuar edhe landfild, edhe një që bëtë ju, Bushatin nuk u vë në përdorim dhe kostot janë marramendëse. Kompania gjermane tha se incenerimi është forma më moderne. Landfildi është forma me pasojat janë shumë të rënda për mjedisin. Inceremi është edhe për prodhimin e energjisë elektrike. Ne po punojmë me këtë kompani që të krijojmë edhe një mundësi tjetër aty ku ka fizibilitet që Shqipëria të shkojë drejt këtij trendi ndërkombëtar.Duke parë që kostot e landfildeve që janë të larta dhe eksperienca shqiptare ka dështuar,  u zgjodh formë më e pranuar.

Tabaku: Prej tre muaj i kërkoj qeverisë dhe ministrave dosjen ndërkohë që vetëm dy ditë më parë më kanë vënë në dispozicion procedurën për koncesionin vetëm për incineratorin e Fierit, asgjë për Elbasanin dhe asgjë për Tiranën. Pse e gjithë kjo skemë mafiozë u zbatua në funksion të dhurimit të një koncesioni një personi të vetëm në të tre qytetet. Aq i rëndësishëm ishte ky koncesion për qeverisë saqë vendosi vendosi të përshpejtojë 9 procedura në një ditë të vetme. Në 16 dhjetor të 2014 kompania u shpall fituese, afatet ligjore të ankimimit janë 7 ditë, pavarësisht kësaj brenda ditës u mbyllën ankesat po në 16 dhjetor, kjo pasi autoriteti kontraktor e dinte që nuk do të kishte ankesë sepse nuk kishte asnjë operator tjetër sepse gara u bë e fshehtë dhe e mbyllur.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!