Këtë të mërkurë në orën 10:00 do të zhvillohet seanca parlamentare e radhës. Ndërkohë që Kuvendi vazhdon punimet, selia blu ka njoftuar se do të protestojë përpara godinës. Skenari i shoqërimit të çdo seancë parlamentare me protesta para Kuvendit, po përsëritet nga opozita prej rreth 1 muaji e gjysmë, që kur ka nisur aksioni opozitar.
Ndërkohë në seancën e sotme plenare, grupi parlamentar i deputetëve të mazhorancës do të kërkojë shtyrjen me tre muaj të afatit të komisionit të posaçëm parlamentar të reformës zgjedhore.
Gjithashtu ata do të propozojnë Damian Gjiknurin si bashkëkryetar të komisionit të reformës zgjedhore, duke zëvendësuar në këtë post Blerina Gjylametin. Deputetëve të opozitës në parlament do t’u drejtohet një ftesë që të bëhen pjesë e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore./abcnews.al