“Kutia e zezë” rikthen trupën e teatrit “Migjeni” në skenë pas tre muajsh

schedule21:30 - 8 Qershor, 2020

schedule 21:30 - 8 Qershor, 2020

Edhe pse teatrot në Shqipëri ende janë të kyçur, shpirti i artistëve rebel shkodranë e ka vendosur të thyejë rregullat, por duke respektuar hapësirat e duhura për distancimin fizik.

“Bëhet fjalë për një pjesë italiane me tekst të Paolo Genovese, të cilit ka për t’i mbetur vetëm emri pasi është ripunuar nga regjisori i shfaqjes Fatos Berisha.

Në teatrin “Migjeni” i kemi kushtet për të respektuar kushtet e distancimit fizik menduam ta sjellim këtë shfaqje”, u shpreh Rita Gjeka.

Regjisori kosovar Fatos Berisha, ka përzgjedhur tekstin e Paolo Genovese për tu rikthyer në Shkodër.

Vepra trajton një problem të madh social siç është  tretja e shoqërisë brenda teknologjisë.

“Kutia e zezë” simbolizon celularin, pra teknologjia e cila në një mënyrë po na e kontrollon jetën tonë. Brenda tregimit ka elementë komikë që reflekton shoqërinë tonë moderne. Kam menduar që referenca duhet të jetë në atë çfarë po ndodh në botën tonë shqiptare”, tha Fatos Berisha.

Në  këtë shfaqje  do të interpretojnë aktorët e Teatrit “Migjeni” si Rita Gjeka, Kristi Lleshi, Linda Jarani, Pjerin Vlashi, Jozef Shiroka, Nikolin Ferketa dhe Simon Shkreli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!