“Kutia e mbijetesës”, çfarë duhet të dimë në rast të një luftë bërthamore

schedule09:45 - 20 Tetor, 2022

schedule 09:45 - 20 Tetor, 2022

Nëse dikush do t’ju thoshte se ka përgatitur një kuti me mjete për t’i mbijetuar luftës bërthamore do t’ju dukej  një çmenduri.

Njeriu që kishte një ide të tillë nuk është askush tjetër veçse autori i librit “Apocalypse Ready”, i cili, sipas një raporti në New York Post , ka krijuar një “kuti mbijetese” në rast të një lufte bërthamore.

Taras Young, autor i librave “Lufta bërthamore në MB” dhe “Apocalypse Ready”, tha se ai krijoi paketën e mbijetesës në përgjigje të tensioneve të vazhdueshme dhe në rritje midis Rusisë dhe pjesës tjetër të botës.

“Unë u përpoqa të ndërtoj një kuti bazë të mbijetesës në rast të një luftë bërthamore duke përdorur vetëm pajisje që mund t’i gjeja në internet si eBay dhe Amazon,” tha ai.

Youngm  i cili thotë se ka studiuar gatishmërinë e Mbretërisë së Bashkuarpër luftë bërthamore gjatë Luftës së Ftohtë  tha s evendi i tij është “më pak i përgatitur se dikur” .

“Kjo nuk është një pajisje e vërtetë ‘mbijetese’ por mund të jetë e dobishme në ato raste,” tha ai.

Çfarë përmban “kutia famëkeqe e mbijetesës” në rast të një lufte bërthamore?

Sipas autorit, mjeti më i rëndësishëm për t’u blerë në rast të një lufte bërthamore është një mjet metalik që mund të përdoret për të gërmuar. Një tjetër mjet i rëndësishëm është një pasqyrë me një bilbil në fund që do t’ju lejojë të sinjalizoni aeroplanët që kalojnë.

Artikuj të tjerë të nevojshëm përfshijnë kunjat e tendës, çakmak, shkrepëse, busull, dorashka, antihistamine, jodur kaliumi (që të mos sëmureni nga kanceri i tiroides gjatë rrezatimit), pije me elektrolite, tableta për pastrimin e ujit, një sistem filtrimi uji, batanije me fletë metalike, prizën USB dhe kabllon e karikimit, një thikë dhe nëse mund ta gjeni matës të rrezatimit.

/abcnews.al