“Kutia e fundit”, Lorenc Vangjeli: Basha bëri lëvizjen e duhur me thirrjen e Kuvendit

schedule21:47 - 18 Nëntor, 2021

schedule 21:47 - 18 Nëntor, 2021

Analisti Lorenc Vangjeli deklaroi në “Log.” në ABC se me thirrjen e Kuvendit, kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë lëvizjen që duhet të kishte bërë prej kohësh duke u përgjigjur me monedhën e duhur.

“Nga momenti ku Basha hapi kutinë e tij të fundit dhe tha po ne do shkojmë në Kuvend, bëri atë që duhet të kishte bërë prej kohës. Krizës Basha iu përgjigj me monedhën e duhur dhe një lëvizje politike. Kjo është diçka e tejkaluar dhe debati duhet të jetë sërish politik. Ishte ndeshja e madhe, nëse do ketë Kuvend. Tani Kuvend ka”, tha Vangjeli.

Ai tha se Basha dhe Berisha sot janë para një prove për të treguar se kjo ndeshje nuk bëhet vetëm për interesat e tyre, por për hir të partisë. “Sot Berisha i madh dhe Berisha i vogël, apo Basha i ri dhe Basha i vjetër janë para një prove për të treguar që kjo është një ndeshje jo vetëm për interesat e tyre por për hir të partisë. Kjo është një ndeshje personale dhe si e tillë do kishin bërë mirë të rrinin te kutitë e Enkeld Demit dhe Edi Ogës”, u shpreh Vangjeli

Anëtari i kryesisë Eno Bozdo tha se Kuvendi i dytë i thirrur nga Basha i percepton demokratët si topa që duhet të shkojnë në drejtime të ndryshme.

“Nuk ka rëndësi nëse Basha përjashton Berishën ose Berisha përjashton Bashën. Shansi që kishte Basha për t’iu përgjigjur Berishës u dogj. Kuvendi i dytë i percepton demokratët si topa ping pongu. Edhe ata që mbushin foltoren e Berishës nuk janë vetëm mbështetës të tij por edhe njerëz që duan të ndryshojnë PD. Për momentin jemi këtu ku jemi. Nuk mund të thotë njëri që ka Kuvendi dhe tjetri i përgjigjet me Kuvendin e tij”, u shpreh Bozdo. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!