Kushtojini rëndësi zemrës, si monitorohet ajo

schedule13:53 - 7 Janar, 2022

schedule 13:53 - 7 Janar, 2022

Për monitorimin e zemrës mjeku kardilog mund t’iu sugjerojë një pajisje për të matur aktivitetin e zemrës, ky aparat quhet Holter Ritëm. Në disa raste mjekët paraprakisht sugjerojnë EKG-në por në disa raste kur nuk ka informacion të mjaftushëm dhe mjeku ka nevojë për informacion më të plotë se si punon zemra juaj për një periudhë më të gjatë kohore dhe duke ndjekur rutinën tuaj të përditshme sugjerohet aparatura “Holter Ritëm”.

Çfarë monitoron Holter Ritmi?

Kardiologët përdorin dy lloje kryesore të monitorimit të zemrës:

-Holter i cili përdoret për të monitoruar aktivitetit elektrik të zemrës suaj gjatë një periudhe kohore përgjithësisht 24 orë.
-(ZIO) Holter, i cili përdoret vetëm për të monitoruar nëse ndodh një episod kardiak. Holter ritmi mund të zbulojnë dhe regjistrojnë këto ngjarje automatikisht ose mund t’ju duhet të shtypni një buton për të inçizuar regjistrimin.

Përse vendoset Holter-Ritmi?

Holter-ritmi përdoret tek ata pacientë të cilët dyshohen se kanë rrahje të çrregullta si dhe te pacientë të cilët janë diagnostikuar me probleme të zemrës, duke vendosur holter-ritëm mjeku vlerëson se si po shkon trajtimi i tyre. Ky aparat vëzhgues përdoret gjithashtu për të zbuluar një patologji të quajtur ishemia e heshtur e miokardit, e cila ndodh kur zemra nuk po merr gjak të mjaftueshëm për tu furnizuar me oksigjen.

Koha që përdoret holter-ritmi përdoret për të vlerësuar aktivitetin e zemrës zakonisht është 1 ditë me Holter ose deri në 2 javë me monitorin Zio. Ky test është i dobishëm për të vlerësuar praninë e ritmeve të ngadalta ose të shpejta të zemrës ose aritmisë gjatë pushimit, stërvitjes dhe gjumit. Ky test ndihmon në përcaktimin nëse diagnostikimet e mëtejshme ose terapitë të tilla si medikamente, stimulues kardiak janë të nevojshëm të kryhen.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!