Kushtetuesja tani mund të funksionojë, por sfida fillon me betimin para Metës

schedule16:42 - 13 Nëntor, 2019

schedule 16:42 - 13 Nëntor, 2019

Pas dekretit të sotën të Metës, Marsida Xhaferllarin nuk ka se çfarë ta ndalë për të qenë anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Asaj i takon të betohet para Presidentit të Republikës dhe të fillojë detyrën, ndërsa vëmendja kthehet tek tre anëtarët e tjerë, Arta Vorpsi e emëruar automatikisht përmes botimit të vendimit të KED në Fletoren Zyrtare dhe Fiona Papajorgjit e Elsa Toskës që u votuan nga Kuvendi.

Me dekretin e sotëm, Gjykata Kushtetuese bëhet me gjashtë anëtarë bashkë me Vitore Tushën që mbeti në detyrë dhe mundet që të vijojë punën edhe pse katër prej tyre nuk kanë bërë ende betimin.

Duket se pas dekretit të sotëm të Metës, çështja e betimit do të jetë “fronti” tjetër i përballjes mes presidencës dhe maxhorancës.

Për të marrë detyrën, anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese u duhet që të betohen para Presidentit pasi ky ti thërrasë për betim.

Gjykata Kushtetuese nuk është ende funksionale pasi ajo u shkri nga vettingu dhe në detyrë mbeti vetëm Vitore Tusha. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!