Prej gati një viti Sali Berisha është i lirë, pa masën e “arrestit në shtëpi”, prej nga doli më 27 nëntor të vitit të shkuar, por kjo çështje është ende në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Një ankimim i vitit të shkuar të Sali Berishës mbi masën e “izolimit në shtëpi”, që vendosi SPAK për të, do të shqyrtohet muajin e ardhshëm, më 17 dhjetor.
Berisha është në liri megjithatë trupa e gjyqtarëve kushtetues do të gjykojë mbi kushtetueshmërinë e muajve që ai kaloi i izoluar në shtëpi, ndërsa SPAK hetonte mbi aferwn “Partizani”.
Seanca do të jetë me dyer të mbyllura dhe pa asnjë palë në sallë por vetëm me dokuemnetet e dorëzuara nga avokatët e tij, që e vlerësojnë anti-kushtetuese marrën e “arrestit shtëpiak” dhe prapsimet e vetë SPAK që e vlerësoi një vit më parë të nevojshme atë masë.
Nëntorin e vitit të shkuar kreu i partisë demokratike, Sali Berisha pati një proces shqyrtimi në Gjyaktë Kushtetuese, në atë kohë për masën e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë vendit” si të papajtueshme me Kushtetutën. Berisha pretendonte se SPAK para se të vendoste detyrimin për tu paraqitur, duhet të marrte aturozim nga Kuvendi por Kushtetuesja e pa të pabazuar, pasi një masë e tillë nuk e cënonte atë në veprimtarinë e tij si deputet i Kuvendit.
Në shqyrtimin e dytë pritet të shihet cfarë vendimi do të jap Gjykata Kushtetetuese, ndërkohë edhe Ilir Meta ka një ankimim që kundërshton masën e tij të arrestit me burg, e gjithashtu edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj qw ndodhet në arrest, që prej korrikut tw 2024./abcnews.al

