Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kushtetuesja rrëzon shkarkimin, por jo zgjedhjet/ Quan të pavlefshëm vendimin e qeverisë, por zgjedhjet nuk anulohen

schedule18:25 - 3 Nëntor, 2025

schedule 18:25 - 3 Nëntor, 2025

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar shkarkimin e Veliajt si kryebashkiak, por jo zgjedhjet në Tiranë.
Me një vendim 5-3, gjyqtarët rrëzuan vetëm vendimin e Këshillit të Ministrave, propozuar nga Këshilli Bashkiak për shkarkim, por nuk rrëzoi dekretin e Presidentit Begaj për mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë.
Një gjysmë fitore kjo e Veliajt, pasi zgjedhjet në kryeqytet nuk do të mbahen më datën 9 nëntor siç kishte parashikuar dekreti. Sipas Gjykatës Kushtetuese ato mund të mbahen në një datë tjetër, edhe më të afërt se mandate zyrtar i Veliajt në pranverë të vitit 2027.

Bazuar tek argumentet që dha Gjykata Kushtetuese, zgjedhjet nuk quhen të anuluara, pasi procesi për Veliajn mund të ribëhet, me një proces të rregullt në këshillin bashkiak, dhe më pas me vendim të këshillit të ministrave, duke i përshtatur ato bazuar nenit 115 të Kushtetutës.
Pra, shkarkimi i Veliajt nuk është antikushtetues, por Gjykata ka gjetur shkelje në procesin e ndjekur në shkarkimin e tij.

Në betejën para partisë së tij, Veliaj ka regjistruar një fitore paraprake: gjykata thotë se shkarkimi ka qenë i parregullt, por ai nuk duket i pashmangshëm. Ai mund të vijojë të qëndrojë kryebashkiak në burg, ndërkohë që Bashkia vijon të jetë e drejtuar nga një kryetar i komanduar.

Ky vendim nuk kënaq asnjë prej palëve, por vetëm një, të përhershmin, Sali Berishën, i cili si mjeshtër i vjetër, sheh kudo kulisa.

Ai e quan këtë vendim një dhuratë, por jo për veten. Edhe pse mbrojtja që i ofroi këto javë Veliajt, nuk dukej e përhershme, thjesht sa për të arritur qëllimin, që t’i shtynte edhe pak kohë zgjedhjet në Tiranë.

“Këtë e komentoj, si një vendim të gjykatësve, që në këtë rast, zbatuan ligjin. Por, këtë e komentoj gjithashtu, si një dhuratë që Edi Rama, që nuk njeh asnjë ligj e moral, i bëri padashje kundërshtarit të tij kryesor në parti, Erion Veliajt. I dha Veliajt avantazhin de fakto. Rama dhe Begaj janë të palosur me këtë vendim.”

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!