Kushtetuesja rrëzoi qeverinë Hoti, Haxhiu: Vetëvendosje s’ka pengesa për të shkuar në zgjedhje

schedule19:34 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 19:34 - 22 Dhjetor, 2020

Gjykata Kushtetuese në Kosovë nxjerri një aktgjykim pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje, për shpalljen të pavlefshëm votimin në Kuvendin e Kosovës, për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor.

Në një intervistë në Radari Informativ në “ABC” deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje , Albulena Haxhiu tha se Vetëvendosje nuk ka asnjë pengesë për të shkuar në zgjedhje.

Lexo edhe: ZYRTARE/ Kushtetuesja rrëzon qeverinë Hoti, Kosova shkon në zgjedhje

 “Ka më shumë se 6 muaj që presim këtë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese sepse ka qenë komplet e paqartë. Mbrëmë Gjykata Kushtetuese njoftoi opinionin në raport me kërkesën tonë. Por padyshim që ka një dallim të madh ndërmjet dënimit me burgim dhe dënimit me kusht. Nuk kemi asnjë pengesë që të kandidojmë në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Jemi konsultuar edhe me juristë të Vetëvendosjes sepse ne jemi dënuar me kusht” , deklaroi Haxhiu.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: VV e vetme në zgjedhe apo në negociata me AAK-në

Haxhiu: Nuk kemi asnjë komunikim dhe as nuk e kemi ndërmend të shkojmë në zgjedhje në bashkëpunim. Jemi në pritje të vendimit të Vjosa Osmanit dhe do të ketë diskutime nëse do të garojmë  bashkë apo do të shkojmë ndarazi në zgjedhje.

Pyetje: A keni rikuperuar diçka që nga momenti kur qeveria Kurti ra?

Haxhiu: VV gëzon mbështetje të madhe qytetarë dhe sipas sondazheve kemi mbështetje deri në 51%. Kemi dhënë shpresën që Kosova mund të ketë njerëz që qeverisin ndershëm.

Pyetje: Çfarë bëtë gabim që qeveria qëndroi 52 ditë në detyrë?

Haxhiu: Gabime në këtë drejtim ka bërë ish-partneri ynë, LDK. Nëse ne do të kishim bërë një gabime, qytetarët do të na kishin ndëshkuar.

Gjatë intervistës deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu theksoi se zgjedhjet janë e vetmja shpresë për Kosovës, ashtu siç edhe e ka përcaktuar gjykata Kushtetuese brenda 40 ditëve.

Gjithashtu Haxhiu tha se rrëzimi i qeverisë Kurti ishte një goditje e madhe dhe sipas saj Kosova ka pasur edhe probleme për qeverisjen demokratike.

“Ne kemi në pushet një grup që ka uzurpuar institucionin dhe duhet larguar sa më parë”, u shpreh ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!