Kushtetuesja rrëzoi Berishën, po tani? Ivi Kaso: Gjykata për herë të parë elaboron këtë lloj standardi

schedule20:19 - 21 Nëntor, 2024

schedule 20:19 - 21 Nëntor, 2024

TIRANË- Gjykata Kushtetuese rrëzoi ankimin e Sali Berishës për të shpallur si antikushtetuese masën e sigurisë “detyrim me paraqitje”, dhënë fillimisht nga GJKKO, me kërkesë të SPAK për hetimet për dosjen “Partizani”.

Kjo çështje u diskutua në “Real Story”, Ivi Kaso, tha se me këtë vendim, Gjykata Kushtetuese ka krijuar precedentin për sa i përket pjesës së imunitetit, nenit 73, nëse SPAK do duhet t’i drejtohet Kuvendit kur kërkon një masë shtrënguese për deputetët.

Ajo theksoi se për herë të parë, Gjykata Kushtetuese ka elaboruar këtë lloj standardi.

“Është një vendim që u zgjat shumë në fazën e marrjes së saj, është shtyrë disa herë. Gjykata e ka konsideruar njërën aspekt të masës, atë detyrim proporcionale, që nuk e cenon ushtrimin, kurse atë të bllokimit të pasaportës jo proporcionale. Ky është precedent për sa i përket interpretimin nenit 73, nëse  SPAK duhet të shkojë në Kuvend për masat.  Kjo i hap rrugë, që mbrojtja e zotit Berisha t’i kërkojë gjykatës së posaçme, t’i drejtohet me një kërkesë kur të zbardhet vendimi i Kushtetuese, për shuarjen e masës së sigurisë. Gjykata Kushtetueses thotë se kjo masa është kushtetuese, për herë të parë elaboron këtë lloj standardi. Jo për çdo masë sigurie, por masë detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë shtetit.”, tha ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!