Pasi Gjykata Kushtetuese njoftoi se ka pezulluar dekretin e Presidentit Hashim Thaçi për propozimin e Avdullah Hotit kryeministër, Lëvizja VetëVendosje ka njoftuar se ka shtyrë protestën e paralajmëruar.
Lajmin e ka konfirmuar anëtarja e VV, Vlora Haxhimehmedi me anë të një postimi në Facebook.
Në postimin e saj, Haxhimehmedi shprehet se “masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese sot, sigurisht se e shtynë protestën.”
Postimi i plotë:
“Tash e disa javë është bërë presion i madh nga aktivistë e qytetarë për të dalë në protesta. Kjo u shtua sidomos dje pas paralajmërimit për seancë të jashtëzakonshme për të shtunën me 2 maj. Mirëpo, masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese sot, sigurisht se e shtynë protestën. Ndërkohë, puna e përditshme dhe përgatitjet tona vazhdojnë.” /abcnews.al/