Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës duhet të bëhet nëpërmjet votimit të hapur dhe ky institucion duhet të Konstituohet brenda 30 ditësh. Ky ishte Vendimi i dhënë këtë të premte nga Gjykata Kushtetuese në Prishtinë ku shprehet qartë se një Kandidat për tu bërë Kryetar I Kuvendit mund të votohet deri në tri here.
Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Institucionit më të lartë të vendit theksohet se Kyresuesi i Seancave Parlamentare nga Lëvizja Vetëvendosje Avni Dehari ka shkelur kushtetutën me seancat e mbajtura nga data 27 qershor deri më 26 korrik. Gjykata Kushtetuese i shpalli këto seanca konstituive të pavlefshme.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka urdhëruar kryesuesin e seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së seancës konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, dhe të “ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në tre herë për kandidatin/en e njëjtë”.
Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit e cila u shpall forcë e parë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit duhet të paraqesë Kandidatin e tyre për t’u votuar në Kuvend. Kjo forcë politike kishte propozuar deri më tani vetëm Albulena Haxhiun, e cila dështoi të bëhej kryetare e Kuvendit pas dhjetëra seanca votimesh.
Tashmë vendimi i Gjykatës Kushtetuese parashikon qartë se nëse një kandidat dështon të zgjidhet në tre seanca votimi, forca politike duhet të ndryshojë kandidatin e propozuar për kryetar të Kuvendit. Po ashtu Gjykata Kushtetuese në vendimin e publikuar këtë të premte thotë se gjatë procedurës së zgjedhjes së Kryetarit apo kryetares si dhe nënkryetarit apo nënkryetares së Kuvendit, të pranishëm në votim duhet të jenë të gjithë deputetët.
Vendimi i kësaj të premteje konsiderohet një fitore për Opozitën në Kosovë dhe një goditje ndaj Kryeministrit Albin Kurti dhe forcës së tij politike Lëvizja Vetëvendosje të cilët deri më tani kanë shkelur kushtetutën e Kosovës për të arritur Konstituimin e Kuvendit.
Pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese Krerët e partive Opozitare në Kosovë reaguan duke e quajtur një vendim të tillë fitore për Shtetin e së Drejtës.
Memli Krasniqi, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës shkroi se vendimi I kësaj të premteje ishte një fitore për rendin kushtetues në vend si dhe konfirmoi se lëvizja vetëvendosje kishte mbajtur peng funksionimin e institucioneve të Kosovës.
Lumir Abdixhiku, kryetar i lidhjes Demokratike të Kosovës u shpreh se vendimi i kësaj të premteje është një fitore për Demokracinë, por që konfirmoi gjithashtu shkeljen që iu bë Kushtetutës nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ardian Gjini, Kryetari I Komunës së Gjakovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shkroi në Facebook se vendimi i Gjykatës Kushtetuese tregoi këtë të premte se Kosova nuk mund të bëhet diktaturë nga ata që abuzojnë me pushtetin, ndërsa tha se fitoi demokracia dhe u rrëzua diktati.

