Kushtetuesja në kolaps, Apeli vulos vendimin e KED-së për përjashtimin nga gara të Hasanit

schedule17:50 - 10 Nëntor, 2020

schedule 17:50 - 10 Nëntor, 2020

Gjykata e Apelit Administrativ në Tiranë ka rrëzuar kërkesën e kandidatit për në Gjykatën Kushtetuese, Shaqir Hasani, i cili kishte ankimuar vendimin e KED-së që nuk e kualifikoi duke e përjashtuar. Hasani vendosi që të çonte çështjen në gjykatë, por edhe këtu nuk gjeti zgjidhje, pasi Apeli Administrativ e rrëzoi.

Gjyqtari ka shërbyer si avokat nga viti 2018 deri në vitin 2020. Po ashtu ai ka shërbyer si këshilltar juridik i presidentit gjatë periudhës 2012-2017. Nga viti 2001 e deri në vitin 2012 ka shërbyer si avokat në profesion të lirë.

Hasani ka qenë gjyqtar në Gjykatës e Shkallës së Parë në Tiranë në periudhën 1996 deri në 1999. Për dy vite, nga 1995 e deri në 1997 ka punuar si asistent pedagog në Fakultetin e Drejtësisë.

Nga viti 1993 e deri në vitin 1996 ka qenë Jurist i përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar. Ndërkohë që po ditën e sotme, Gjykata Administrative e Apelit riktheu në garë për në Gjykatën Kushtetuese kandidaten e skualifikuar, Zhaklina Peto./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!