Kushtetuesja “lë” në arrest Berishën/ Minxhozi: Ka sfiduar drejtësinë. Sjellja vazhdon ta penalizojë ish-kryeministrin

schedule20:21 - 21 Nëntor, 2024

schedule 20:21 - 21 Nëntor, 2024

Analisti Skënder Minxhozi në emisionin “Real Story” në ABC News, komentoi vendimin e fundit të dhënë nga Kushtetuesja, e cila ka lënë në arrest Berishën, duke rrëzuar ankimimin për masën “detyrim paraqitje”.

Gjatë intervistës, analisti Minxhozi u shpreh se ish-kryeministri gjithmonë ka sfidua drejtësinë , dhe ka bërë akuza apo epitete nga më të ndryshmet ndaj drejtësisë.

Pjesë nga intervista në studio;

Skender Minxhozi: Berisha bëri një sfidë që është dënuar edhe në bazë të deklaratave që ka bërë Dumani që askush nuk e sfidon dot drejtësinë.

Ivi Kaso: Kemi skandale të njëpasnjëshme, zoti Dumani nëse e ka krenari profesionale e këshilloj ta ulë pak krenarinë. Pra duhet i njëjti standard.

Minxhozi: Nuk ka shumë njerëz në këtë vend që kanë përdorur atë retorikë. Pasi nga zoti Berisha kemi parë lloj lloj epitetesh, grup kriminale e shumë të tjera. Ne kemi thënë që Berisha duhet të ishte në fushatë, i lirë, por edhe në një këndvështrim më të gjerë atë të një drejtësie që vepron ndaj një personi në një moshë të caktuar. Një 80 vjeçar do të duhej të hetohej i lirë me “detyrim paraqitje”. Ketu jemi sepse Berisha në ndryshim nga ndërtuesi i akuzuar në një listë me të që vijoi të paraqitej në SPAK dhe nuk iu kufizua liria, Berisha mendoi të marrë një sfidë tjetër. Dhe këtë e ka një sjellje, që me drejtësinë nuk është se ka dashur të ketë shumë punë. Berisha nuk ka shkuar të dëshmojë i kemi parë. Pas këtij vendimi për fat të keq për zotin Berisha, kjo sjellje vazhdon ta penalizojë. Ky vendim ne na tregon, apo zbulon thelbin që është mosbindja në një moment të caktuar për t’u paraqitur përballë SPAK që do t’i garantonte atij pjesën tjetër të lirisë. Sot Berisha vuan atë akt të vetin.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!