“Kushtetuesja” certifikoi “30 qershorin”, PS përshëndet vendimin

schedule18:13 - 4 Nëntor, 2021

schedule 18:13 - 4 Nëntor, 2021

PS ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila i ka konsideruar të vlefshme zgjedhjet vendore të 30 Qershorit 2019, duke rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, që kërkonte shpalljen antikushtetuese të procesit zgjedhor.

Përmes një reagimi në rrjete sociale kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla shkruan se sipas tij sot është dita e mësimit historik se fjala sovran nuk është fjalë boshe dhe se askush nuk mund t’ja marrë qytetarëve sovranitetin siç thekson ai “për hesape të turpshme”.

Si Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila çertifikoi plotësisht ligjshmërinë e Zgjedhjeve Vendore të 30 Qershorit 2019. 30 Qershori 2019 u çertifikua si dita e mesimit historik se fjala sovran nuk eshte nje fjale boshe dhe askush me kurre s’mund te tentoje t’ia marre popullit sovranitetin per interesa te uleta dhe hesape te turpshme politike. 30 Qershori 2019 ishte dita e njerezve te zakonshem, qe pavaresisht votojne apo nuk votojne, respektojne te drejten e tyre themelore per te zgjedhur dhe kurre nuk mund te detyrohen nga askush te heqin dore nga kjo e drejte. Ato zgjedhje vendosën perfundimisht popullin mbi partite dhe per te mbyllur perfundimisht nje histori te gjate lojrash te partive me popullin“, shkruan Balla.

Një meritë të veçantë, Balla shkruan se ka edhe Kuvendi.

“Mbajtja e zgjedhjeve në datën e përcaktuar nga Kushtetuta, ishte një meritë e të gjitha institucioneve të cilat Ligji themelor dhe ligjet e tjera ngarkojnë me organizimin e zgjedhjeve. Natyrshëm Kuvendi i Shqipërisë ka një meritë të veçantë, sepse mori përgjegjësitë e duhura me qëndrimin e prerë në respekt të ligjshmërisë”, shton Balla.

Lexo edhe: Gjykata Kushtetuese rrëzon opozitën: Zgjedhjet lokale të 30 Qershorit janë të ligjshme

Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë si edhe pretendimin e Bindja Demokratike që kërkonte verifikimin e kushtetushmërisë në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 Qershor 2019. Pas shqyrtimit të këtyre dy kërkesave, Gjykata Kushtetuese i rrëzoi pasi mori në shqyrtim edhe opinionin e Komisionit të Venecias. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!