Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kushtet e motit/ Vlorë, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit deri më 12 janar

schedule09:12 - 8 Janar, 2026

schedule 09:12 - 8 Janar, 2026

VLORË- Kapiteneria e Portit të Vlorës thotë se për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike, nga kjo e enjte deri më 12 janar 2026, do të ndalohet lundrimi për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit brenda gjirit të Vlorës dhe në det të hapur.

Sipas parashikimeve, era do të fryjë nga drejtimi veriperëndim me forcë deri 5-6 ballë (10-15 m/s), ndërsa lartësia e dallgëve pritet të arrijë 1.5–2 metra. Ndalimi do të zgjasë deri në ora 20:00 të 12 janarit.

Drejtuesve të mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit u bëhet thirrje të marrin masat e nevojshme për sigurinë e tyre dhe të monitorojnë vazhdimisht situatën.



Për të parandaluar çdo incident, kërkohet bashkëpunimi i të gjitha subjekteve dhe institucioneve që veprojnë në fushën e detarisë për rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve dhe sigurimin e mjeteve në port.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve të tyre. Përmirësimi i situatës pritet më 12 janar, pas orës 20:00./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!