Kushte të qëndrueshme atmosferike/ Diell dhe re, parashikimi i motit për sot

schedule07:20 - 4 Qershor, 2024

schedule 07:20 - 4 Qershor, 2024

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se këtë të martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira mesatare kalimtare të larta transparente nga orët e mesditës përgjatë Ultësirës Perëndimore në relievet kodrinore të saj.

Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim perëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht në atë jugor e lugina era fiton shpejtësi 10-12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!