Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe ulje e ndjeshme e temperaturave, parashikimi i motit për sot

schedule07:00 - 17 Maj, 2023

schedule 07:00 - 17 Maj, 2023

Shqipëria

Prej disa ditësh, vendi ynë ndodhet nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, ku vranësirat dhe lagështira në ajër do të jenë
prezente, priten shira të dobët dhe lokalë.

Mesdita do të sjellë intervale me kthjellime  përgjatë ultësirës perëndimore duke lënë me shira të dobët dhe të izoluar zonat
malore përgjatë kufirit lindor.

Parashikohet që, pasditja dhe mbrëmja të sjellin shtim të vranësirave duke rrezikuar shira në të gjithë territorin shqiptar.
Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 8°C deri në 23°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi kryesisht, Perëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.

Kosova

Nën mbizoterimin e vranësirave të dendura vijon sërish, republika e Kosovës ku herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu, por sasia e tyre do të jetë e pakët.
Parashikohet që pas mesditës dhe në vijim të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike duke bërë që të shfaqen intervale me kthjellime pothuajse ne të
gjithë territorin e republikës së Kosovës.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe përgjatë natës.

Maqedonia e Veriut

Depërtimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike do të diktojnë në Republikën e Maqedonise, mot kryesisht të lagësht me vranësira të shpeshta ku
nuk do të mungojnë edhe shira të dobët dhe të izoluar.

Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim të motit në të gjithë republikën e Maqedonisë duke ri-sjellë
kthjellimet në territor. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore.

Europa
Masat ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë në rajonin e Ballkanit si edhe brigjet e detit të zi duke diktuar mot me vranësira dhe shira ku herë pas here do të ketë edhe
rrebeshe afat-shkurtra.

Po ashtu, stuhi të forta ere dhe shira në formë shtërngate priten në Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre. Përjashtim bëjnë, Gadishulli
Iberik, Europa lindore si edhe ishujt Britanikë të cilat do të vijonë nën ndikimin e presionit të lartë atmosferik duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të
larta do të jenë dominante.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!