Ministrja e Arsimi, Evis Kushi ka zhvilluar takim me Ambasadoren e Francës në Tiranë Sh. S. Znj. Elisabeth Barsacq.
Kushi bën me dije se në këtë takim u përshëndet çështja gatishmërinë e saj për të çuar përpara nivelin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fusha me interes të ndërsjellë.
Ministrja Kushi shprehet gjithashtu se ka përcjellë mirënjohjen e qeverisë shqiptare për kontributin e vyer që Franca ka dhënë në periudhën pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, dhe veçanërisht gjatë pandemisë COVID-19 në dobi të mbarëvajtjes së procesit mësimor.
“Me Ambasadoren Barsacq shkëmbyem gjithashtu të njëjtat pikëpamje për të forcuar standardet e ndërveprimit mes MASR dhe Ambassade de France en Albanie në çështje të përbashkëta që lidhen me arsimin, sportin dhe rininë” – mbyll postimin e saj në rrjete sociale, Ministrja Evis Kushi.
/abcnews.al/