Kushi në shkollën e prekur nga tërmeti: Fëmijët pajisen me tableta për të ndjekur mësimin online

schedule11:02 - 29 Shtator, 2020

schedule 11:02 - 29 Shtator, 2020

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ishte sot në shkollën e mesme të Bashkuar  “Haxhi Qira”, Burizanë, ku fëmijët bëjnë mësim të kombinuar për shkak dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit. Kushi deklaroi se nxënësit do të pajisen me tableta të cilat janë dhunuar nga UNICEF për të ndjekur nga shtëpia mësimet që nuk kanë pasur mundësi t’i ndjekin në klasë apo edhe për t’iu rikthyer mësimeve pas disa ditëve.

“Kemi futur në sistem mësues të tjerë. kur një prej tyre qëndron në karantinë mësuesit zëvendësohen RTSH shkolla është ifentik si në klas3ë. Ndiqni jo vetëm kur mungon por edhe kur nuk e keni mendjen në mësim

UNICEF ka dhuruar 500 tableta dhe ne i kemi shpërndarë për familjet në nevojë apo ato që janë prekur nga tërmeti. Këto tableta do ju ndihmojnë që përmes platformës Akademia.al do i shikoni në çdo kohë tek tableta. Në çdo kohë mund t’i riktheheni mësimeve që keni humbur”, tha Kushi.

Ndërkohë kreu i qeverisë Edi Rama ka njoftuar se janë 10 mijë tableta që po shpërndahen tek këto kategori fëmijës për të ndjekur mësimin përmes platformës mësimore online “Akademi.al”

“Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, bashkë me deputeten Eglantina Gjermeni, u shpërndajnë tableta digjitale nxënësve të shkollës së mesme të bashkuar “Haxhi Qira”, Burizanë, të cilët janë të prekur nga tërmeti dhe po zhvillojnë mësim të kombinuar, klasë-shtëpi.

10 mijë tableta po shpërndahen për të ndjekur mësimin në kushte shtëpie nëpërmjet platformës mësimore online “Akademi.al”, shkruan Rama./mv. abcnews.al

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/386187252773590

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!