Kushi në analizën vjetore 2020 të DPAP: Vëmendja jonë sigurimi i arsimit cilësor dhe gjithëpërfshirës

schedule20:30 - 8 Shkurt, 2021

schedule 20:30 - 8 Shkurt, 2021

Ditën e sotme është zhvilluar analiza vjetore e punës për vitin 2020 e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar (DPAP), ku morën pjesë në një takim “online” Ministrja Evis Kushi, drejtues të DPAP, drejtorive rajonale dhe zyrave arsimore vendore.

Ministrja Kushi bën me dije se në këtë takim është diskutuar edhe për mirë menaxhimin e Maturës Shtetërore.

“Në analizën vjetore të punës për vitin 2020 të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar vlerësova mes të tjerave: menaxhimin e situatës së pandemisë COVID-19; mirëmenaxhimin e Maturës Shtetërore; shpërndarjen e teksteve falas në arsimin parauniversitar; përmirësimin e shërbimit psikosocial në shkolla dhe konsolidimin e portalit “Mësues për Shqipërinë””, shkruan Kushi në Facebook.

Ndër të tjera Kushi shkruan se vëmendja e ministrisë është dhe do të jetë sigurimi i arsimit cilësor dhe gjithëpërfshirës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!