Kushëriri i Mbretit Karli III zbulon “të fshehtat”: Meghan Markle është e sëmurë mendërisht

schedule15:48 - 5 Tetor, 2023

schedule 15:48 - 5 Tetor, 2023

Fisniku gjerman 81-vjeçar Eduard von Anhalt nuk ka ngurruar të zbulojë për “Bild” informacione që njollosin imazhin e familjes mbretërore britanike. Kushëriri gjerman i Mbretit Karli III, nuk i përbuz fjalët për gruan e tij të dytë, Camilla, dhe nusen e tij “rebele”, Meghan.

Në një intervistë të publikuar së fundmi, 81-vjeçari nuk ka ngurruar të zbulojë informacione që njollosin imazhin e familjes mbretërore britanike.

Princi Edward është një gazetar, prezantues televiziv dhe autor gjerman. Megjithatë, edhe pse një kushëri i mbretit të Britanisë, ai nuk kishte marrë një ftesë për ceremoninë e kurorëzimit më 6 maj, gjë që e zemëroi atë. Duke folur për gazetën italiane “Gente” , fisniku gjerman ka thënë ndër të tjera se Karli nuk ka dashur kurrë të bëhet mbret.

Sipas gazetës “Bild” , gjatë intervistës së tij, Eduardi ka bërë kritikën më të ashpër ndaj nënës së dy fëmijëve të Princit Harry: “Meghan Markle është e sëmurë mendërisht dhe krejtësisht e çmendur ”.

Në mars 2023, Edward von Anhalt foli se sa pozitiv ishte ndikimi i Camilla në Princin e atëhershëm të Uellsit.

“Karli pati një traumë të madhe që Camila e shëroi. Në të kaluarën, ai nuk mund të përballonte që dikush ta prekte në mënyrë spontane. Nëse dikush vendoste dorën në krah apo edhe në shpatullën e tij, ai nuk ndihej rehat”, theksoi Anhalt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!