“Kushdo që kualifikohet do të shkojë larg”, Morata flet për grupin e Evropianit: Do të jetë e vështirë

schedule17:56 - 21 Mars, 2024

schedule 17:56 - 21 Mars, 2024

Padyshim është pikë referimi, në sulmin e Kombëtares spanjolle. “Bomberi” i Atletico Madrid, Alvaro Morata nuk mund të mos ishte pjesë e sfidave miqësore të muajit mars, ndaj Kolumbisë e Brazilit dhe nga grumbullimi me “La Furia Roja” ka bërë një koment të shkurtër edhe për grupin e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Nga konferenca për shtyp, në prag të sfidës me Kombëtaren e Kolumbiës, Morata ka folur për kualfikimin në fazën me eleminim direkt të Evropian, teksa është shprehur se ka për të qenë shumë i vështirë, pasi jo vetëm Spanja e Italia janë të fortë, por sipas tij Kroacia ka gjen konkurrues, ndërsa Shqipëria tregoi se ka një skuadër spektakolare.

“Mendoj se Spanja dhe Italia eci përpara, por unë duhet të shtoj se kushdo që kualifikohet nga grupi ynë do të shkojë larg, megjithatë ka për të qenë shumë e vështirë. Kroacia ka një gjen të jashtëzakonshëm konkurrues. Ndërkohë Shqipëria kishte një grup spektakolar në kualifikuese. Problemi është se nuk mund të gabosh, nëse humb një rast, je menjëherë nën presion. Megjithatë si kapiten unë them se kjo Spanjë ka një grup të madh”,- u shpreh “bomberi” spanjoll. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!