Mashtrimet po bëhen gjithnjë e më të zakonshme sot dhe prej kohësh besohet se personat që nuk janë të lumtur në lidhjen apo martesën e tyre vendosin të kenë një romancë tjetër. Edhe pse në përgjithësi është kështu, ka ende çifte të lumtura që kërkojnë diku tjetër për seks.
Ky rezultat vjen nga një studim me 233 çifte të porsamartuar, të cilët plotësuan anketat rreth mashtrimit gjatë një periudhe prej tre vjetësh e gjysmë. Hulumtimet kanë treguar se burrat dhe gratë që ishin më të lumtur në marrëdhënien e tyre tradhtuan më shumë se ata që nuk ishin.
Pse të tradhtoni nëse seksi në marrëdhënie është i mirë? Njerëzit mashtrojnë për arsye të ndryshme. Disa duan të ndihen më të rinj, ndërsa të tjerë, të cilët janë në një marrëdhënie të lumtur mendohet se tradhtojnë më shumë sepse janë më të interesuar për seksin.
Një arsye tjetër është se ata bëjnë seks më shpesh, ndaj duan gjithnjë e më shumë. ‘Teoria e pompës hidraulike’ në psikologji thotë se ju keni vetëm një sasi të caktuar energjie për diçka. Nëse partneri bën seks me një person tjetër, nuk do të dëshirojë “aksion në shtrat” me personin me të cilin është në lidhje.
Ndaj besohet se nëse në lidhje ka shumë seks, nuk ka arsye për t’u shqetësuar. Megjithatë, shumë janë ndezur nga afera, gjë që i bën ata të duan edhe më shumë seks me partnerin e tyre. Studimi tregoi një tjetër rezultat befasues.
Gjegjësisht, supozohet se njerëzit me pamje më të mirë janë më të tunduar për të pasur afera sepse kanë më shumë mundësi. Ky studim dëshmoi pikërisht të kundërtën – në mesin e femrave, të anketuarit më pak tërheqës ishin ato që tradhtuan më shumë.
Është një informacion magjepsës, megjithëse një pasqyrë shqetësuese në psikikën njerëzore. /abcnews.al