“Kush rreh zemrën, tremb gjoksin”: Gjiknuri rikujton shprehjen e “babait të socialistëve”, merr duatrokitjet e sallës

schedule12:28 - 9 Prill, 2022

schedule 12:28 - 9 Prill, 2022

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri nisi sesionin e dytë të Kuvendit të PS-së duke vënë në pah një rrezik që i kanoset sipas tij qeverisjeve të gjata, siç është vetëkënaqësia dhe rutina.
Gjiknuri i bëri thirrje të rinjve që t’i bashkohen socialistëve, ndërsa tha se jo të gjitha gjërat kanë shkuar siç duhet gjatë qeverisjes së socialistëve.

“Të gjithë së bashku jemi e vetmja zgjidhje për Shqipërinë. E kemi nisur me kurajo nga zero dhe kemi ndërtuar themelet e shtëpisë sonë të përbashkët. Ndërtuan ditë pa dite identitetin tonë shtetformues. Fituam beteja për Shqipërinë, duke e shndërruar në forcën më progresiste.

Të shmangim kurthin e partisë-shtet. Ne synojmë ta bëjmë organizatën tonë politike një shtëpi më të hapur. Eksperienca e fituar në këto vite, duke filluar nga zgjedhjet e ardhshme diktojnë nevojën për adoptimin e rregullave të reja statutore. Kërkojnë hapësirë më të madhe për përfshirjen e më shumë strukturave. Të tilla janë edhe rrjetet rinore që sapo janë organizuar”, tha Gjiknuri. 

Në fund, Gjiknuri përmendi edhe një fjalë të Dritëro Agollit, të cilin e quajti “baba të socialistëve”: Kush rreh gjoksin, tremb zemrën!

PS është rasti i duhur i një organizate politike ku vetësakrifikimi buron nga shkrirja e ideve. PS është mirënjohëse ndaj dikujt sa çfarëdo të ketë dhënë. Na ndajnë vetëm një 1 vit nga zgjedhjet, por ne duhet të bëjmë më shumë se sa kundërshtarët. Në fillim ju përmenda tim atë, një socialist i vjetër, por tani dua të përmend një at më të madh, atin e socialistëve, Dritëro Agollin me thënien; Kush rreh gjoksin, tremb zemrën. Dhe ne nuk duhet të rrahim gjoksin, pasi gjërat e mëdha bëhen me kurajo dhe zemër”, tha ai.

 

Përmendja e Agollit në Kuvend nga Gjiknuri i shoqërua me duartrokitje në sallë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!