Ndikoi në përjashtimin e Kanye West nga “Grammy 2022”? Komediani i famshëm reagon ndaj akuzave

schedule16:17 - 21 Mars, 2022

schedule 16:17 - 21 Mars, 2022

Edhe pse është nominuar për pesë kategori, Kanye West nuk do të performojë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy. Vendimi ka ardhur për shkak të sjelljes së reperit në internet. Thuhet se komediani Trevor Noah, i cili do të jetë prezantues i ceremonisë së këtij viti, qëndron pas vetos së reperit 44-vjeçar

Komediani 38-vjeçar bëri një deklaratë në rrjetet sociale dhe tha se nuk kishte asnjë ndikim në anulimin e performancës së reperit në Grammy. Debati në rrjetet sociale mes Noah dhe ëest përfshinte Kim Kardashian dhe të dashurin e saj të ri Pete Davidson.

Trevor Noah kishte një dorë në veton e Kanye West në Grammy?  - 2

Noah, duke iu referuar postimeve të reperit në rrjetet sociale për ish-gruan e tij Kim Kardashian dhe Pete Davidson, dërgoi një mesazh duke u kujtuar njerëzve se kjo nuk është një dramë argëtuese, është një situatë abuzive.

“Kur shoh këtë situatë, shoh një grua që dëshiron të jetojë jetën e saj pa u abuzuar nga ish-burri i saj apo diçka tjetër”, shkroi Noah. Më pas, West iu përgjigj Noeut me komente raciste. Llogaria e reperit u mbyll nga platforma Instagram për 24 orë.

Trevor Noah kishte një dorë në veton e Kanye West në Grammy?  - 5

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!