Dorina Prethi nga “Shqipëria Bëhet” tha në një intervistë për emisionin “Real Story” se në zgjedhjet e fundit në Cërrik, ata dyfishuan votat e tyre, por kjo nuk është e mjaftueshme për të ndryshuar situatën.
Prethi gjithashtu paralajmëroi se fryma e protestës po rritet dhe qytetarët po ngrejnë zërin për të kërkuar ndryshim.
“Është e njëjta situatë. Në Shqipëri është krijuar e njëjta apati, edhe qasja “pse nuk bashkoheni?”. Është një tentativë për ta lënë përgjegjësinë te partitë e reja. Çfarë të mirash kanë sjellë partitë e reja, kjo është çështja. Ne na votojnë të gjithë, sepse pas zgjedhjeve kemi bërë fushatën falënderuese dhe kanë qenë të gjithë. Ne kemi një mundësi me fakte: në zgjedhjet në Cërrik dyfishuam votat tona. Nuk është e mjaftueshme!
PS ushtron trysni tek qytetarët. Ne kishim tre civilë që filmonin qytetarët në protestën e fundit. Nëse nuk sjell pesë emra të firmosur, babai do të pushohet nga puna. Në protestën e fundit kishim mbi 3 mijë vetë, njerëzit po shtohen. Nuk jemi të kënaqur, por duhet të shohim vazhdimin. Po ngrihet fryma e protestës, fryma e qytetarit që duhet të ngrejë zërin.” / abcnews.al /


