Kush po e ndot Gjanicën? Ironia e fierakëve: E kemi parfum, krenohemi me të

schedule16:22 - 1 Gusht, 2022

schedule 16:22 - 1 Gusht, 2022

Nga Adriana Mile

Rehabilitimi i lumit Gjanica në Fier është një nga investimet më të mëdha te kryera ndonjëhërë në Fier, të paktën në 30 vjeçarin e fundit. Një investim që i dha fund ndërtimeve pa kriter në shtratin e lumit Gjanica. Por ky investim kaq i madh nuk ka mundur të zgjidhë një tjetër problem jetik në këtë lum, ndotjen mjedisore.

Fierakët përballen çdo ditë ndotjen që vjen nga lumi Gjanica.

“Nuk diskutohet që na shqetëson. Sidomos kur bien shirat dhe derdhen ato ca janë naftë nga vend burimi, Ballshi. Këtu nuk rri dot”.

Në mbrëmje, era e rëndë e hidrokarbureve vazhdon të mbysë qytetin dhe mushkëritë e qytetarëve.

“Këtë e kemi era parfum. Gjanicën e kemi parfum me atë krenohemi, po mos ta kem atë nuk nuk dalim fare këtu. Dalim që të marrim ajër të pastër”.

“Fshati që duket s’do kallazë.”

“Ajri është i dobët, duhet bërë diçka. Çdo orë ndihen, në mbrëmje është shumë i rëndë.”

Qytetarët thonë se hidrokarburet që vazhdojnë të ndosin Gjanica vijnë prej kompanive të hidrokarbureve, të cilat shkarkojnë mbetjet e tyre në lumin.

“Po është squfuri, kush ta pastrojë.”

Teksa Kombinati i përpunimit të naftës në Ballash ka ndalur tërësisht punën, edhe bashkë me të edhe ndotjen ndotjen në lumin Gjanica, atëherë kush e ndot këtë lum.

Për të marrë ketë përgjigje, fillimisht iu drejtuam Agjencisë Rajonale të Mjedisit për Jugun. Por në mungesë të një përgjigje konkrete kjo agjenci jep disa arsye.

Agjencisë Rajonale të Mjedisit për Jugun: Kryesisht ndotja në lumin “Gjanica” ka ardhur si pasojë se ky lumë përshkon një zonë ku ushtrojnë aktivitetin e tyre disa kompani që “Nxjerrin dhe përpunojnë hidrokarbure”, të cilat janë në monitorim të vazhdueshëm nga institucioni ynë. Vlen të theksojmë se “Gjanica” ndotet dhe si pasojë e shkarkimeve të ujërave të zeza pasi në Qarkun e Fierit nuk ka një impiant për përpunimin e tyre. Nga Agjencia Rajonale e Mjedisit Fier, Vlore, Gjirokastar janë marr masa administrative në baze të shkeljeve që janë konstatuar ndaj subjekteve të cilët nuk kanë zbatuar kushtet e Lejes Mjedisore.

Pasi nuk mësuam dot zyrtarisht se cilët ishin ndotësit e lumit Gjanica, vendosëm të ndiqnim gjurmën e vetë lumit. Nuk na u desh të shkonim shumë larg qendrës së Fierit.

Në ujërat e lumit Gjanica të vetmet ishin këto vaska me mbetje hidrokarburesh; që herë e bëjnë lumin katran të zi, e herë qumësht të bardhë, duke asfiksuar një qytet të tërë me erën e rëndë të hidrokarbureve. /abcnews.al