Kush nuk mund të agjërojë gjatë muajit Ramazan

schedule10:07 - 13 Prill, 2021

schedule 10:07 - 13 Prill, 2021

Miliona myslimanë në të gjithë botën po festojnë fillimin e Ramazanit. Ramazani është një emër arab për muajin e nëntë në kalendarin islamik. Ky konsiderohet si një muaj i shenjtë për islamikët, ku ata agjërojnë. Besimtarët nuk hanë dhe as nuk pinë asgjë gjatë orëve të ditës. Ata gjithashtu luten.  Agjërimi konsiderohet një akt adhurimi, i cili u mundëson myslimanëve të ndjehen më pranë Zotit dhe të forcojnë shëndetin dhe vetë-disiplinimin e tyre shpirtëror.

Kush mund të agjërojë gjatë Ramazanit?

Agjërimi duhet të bëhet vetëm nga njerëz që gëzojnë shëndet të mirë

Disa myslimanë përjashtohen:

– Ata që janë të sëmurë dhe shëndeti i të cilëve do të ndikohet nga agjërimi

– Fëmijët, megjithëse disa mund të fillojnë të praktikojnë agjërimin që në moshë të vogël

– Gratë shtatzëna dhe gjidhënëse

– Gratë me menstruacione

– Ata që udhëtojnë./e.b-abcnews.al