Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kush mund të largohet nga Chelsea?

schedule23:10 - 1 Gusht, 2022

schedule 23:10 - 1 Gusht, 2022

    

Pas largimit të Rudiger dhe Christensen, nga Chelsea priten largime të tjera në ditët në vijim.

Timo Werner duket se nuk do të jetë pjesë e “bluve” këtë sezon që pritet të nisë pas pak ditësh. Për gjermanin janë të interesuar skuadra si Juventus dhe Leipzig, por nuk përjashtohet ndonjë lëvizje edhe nga Real Madridi.

Kepa Arrizbalaga është shumë pranë kalimit te Napoli dhe Chelsea është gati të paguajë 75 përqind të pagës së tij për të realizuar marrëveshjen në formë huazimi.

Cesar Azpilicueta dhe Marcos Alonso kërkohen nga Barcelona, por marrëdhëniet e tyre me Chelsea nuk janë perfekte për momentin. Vetë lojtarët kanë shprehur dëshirën për të lëvizur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!