Arsenali ka prezantuar ditën e sotme fanellat e sezonit të ardhshëm, ndërkohë që futbollistët kanë folur për modën në “Esquire”. Një nga pyetjet që iu bë ishte në lidhje me veshjen nëse ata do të trajtonin në të ardhmen.
David Luiz ishte ai që tërhoqi vëmendjen me atë që tha. “Do të vishja kostum dhe do të prisja flokët”, u shpreh braziliani i “Topçinjve”, ndërkohë që Alexandre Lacazette donte të sigurohej që ajo që dëgjoi ishte e vërtetë.
“Ju do të prisnit flokët?”, i drejtohet sulmuesi shokët të skuadrës dhe më pas mori edhe konfirmimin dhe arsyen. “Nuk mund të jem trajner me këto flokë, askush nuk do të më respektonte”, shprehet David Luiz. /abcnews.al