Këtë të shtunë, emisioni “Soiree” me Jonida Shehun në ABC ishte e gjitha dedikuar aktorit Bes Kallaku ku ishin mbledhur bashkëpuntorët e tij më të mirë, si dhe njerëzit më të rëndësishëm të jetës së tij.
Sigurisht që në këtë mbrëmje nuk mungoi edhe personi i tij i zemrës Xhensila Myrtezaj, e cila erdhi surprizë në fund të emisionit duke i emocionuar të gjithë.
Ajo i dedikoi këngën “Çelsi i zemrës” duke ia kënduar live në emision teksa e përqafonte.
Çifti është pyetur edhe për marrëdhënien artistike që kanë ata të dy me njëri-tjetrin. Atyre ju është bërë pyetja e drejtpëdrejtë nga Jonida Shehu, se kushka më shumë këngë dhe Besi nuk vonoi duke thënë se ai ka më shumë këngë se Xhensila.
Ama dhe përgjigjia epike e Xhensilës nuk mungoi.
“Po flasim për cilësi shpirt, jo për sasi”, tha Xhensila duke qeshur.
Më tej ajo shtoi: “Besi i ka parodi. Nëse do merrte një këngë seriozisht, do futesha ta kritikoja dhe ta shikoja më me seriozitet. Por duke qenë se është në territorin e vet, nuk e kam ndihmuar ose këshilluar se Besi në atë pikë është the best”.
“Kur Xhensila ka një klip, nuk leme katalog, veshje pa parë, butik për veshje. Ndërsa unë kur kam një klip, ditën e xhirimit i them “o zemra më zgjidh një bluzë nga ato që kam dhe një palë pantallona se kam xhirimet e klipit sot”, ka treguar Bes Kallaku./abcnews.al