Një grup xhirimi nga ABC News u zhvendos sot në Zvecan, një ditë pas situatës së tensionuar dhe përplasjes mes policisë së Kosovës dhe shtetasve serbë. Tensionet u shënuan ndërsa kryetarët e rinj të komunave morën detyrën.
Gazetarja Linda Karadaku raportoi për një situatë të nderë në Zvecan ku ende është e dukshme prania policore, ndërsa grup të rinjsh, djem e burra qëndrojnë të vendosur në pjesë të ndryshme të rrugëve.
Situata duket e nderë, ndërsa gjatë raportimit një shtetas serb që kaloi pranë gazetares Linda Karadaku, teksa kjo e fundit raportonte për ABC Neës, me nervozizëm pyeti: Kush jeni, cfarë po bëni dhe cfarë po raportoni?