Aktivistja dhe ish banorja e Big Brother, Neda Balluku ka reaguar për arrestimin e Elsa Lilës nga policia italiane. Këngëtarja shqiptare është në mesin e 13 personave të arrestuar, të cilët trafikonin drogë midis provincave të Viterbos dhe asaj të Romës.
Lexo edhe: VIDEO/ Momenti i arrestimit të Elsa Lilës, me pranga në duar
Neda shprehet se njerëzit vërshojnë me kritika dhe gjykime pa ditur se si është ngjarja e vërtetë. “A do mundim sot të hapim debatin, se si Elsa artiste, e talentuar, e bukur dhe me jetë në perëndim, nuk ja doli dot vetëm me kaq?”, shkruan mes të tjerash ajo.
Postimi i plotë:
Kush jemi ne, për të të gjykuar ty?!
Elsa Lila, qenka shembulli i përkryer, se si kjo jetë qenka veç çështje fati. Preku zemrat e shqiptarëve diçka më shumë se 25 vite më parë, përtej këngëve të saj, me historinë e një fëmije që jeta i kishte grisur figurën e nënës nga vetja.
Përse sot qenka ndryshe?!
A nuk është Elsa Lila i njëjti fëmijë, pa nënë, por me përgjegjësinë, dashurinë dhe hallet e një nëne vetë?!
A do mundim sot të hapim debatin, se si Elsa artiste, e talentuar, e bukur dhe me jetë në perëndim, nuk ja doli dot vetëm me kaq?
A nuk u përpoq Elsa?
A nuk u lodh?
A nuk mendoi një moment se ja doli për t’u zhgënjyer më keq akoma?
Çfarë hallesh ka që moralit tonë kolektiv nuk u duken arsye për të gabuar!
Përse kjo botë, nuk ka pará për artin si të Elsës dhe krimb në pará ata që u kërcasin sutjenat në skenë?
Po ne, përse mezi presim rastin të kryqëzojmë?
Përse nuk ditëm kurrë, të qëndrojmë larg urrejtjes?
/abcnews.al