“Kush je ti”? Altin Ndoci u shkoi në varrim dhe të treta vëllezërve Haxhia, si dyshuan të afërmit

schedule10:13 - 4 Maj, 2020

schedule 10:13 - 4 Maj, 2020

Pasi i vrau me breshëri të gjata automatiku, Altin Ndoci u shkoi edhe në varrim dhe të treta vellëzërve Haxhia për të ngushëlluar të afërmit e tij.

Kjo është konfirmuar edhe nga avokati i Ndocit ditën që u dha masa e sigurisë për të, ndërsa sëfundmi mësohet se Altin Ndoci ka lënë edhe para në shtëpinë e vëllezërve Haxhia si pjesë e zakonit në raste të tilla.

Në këtë moment, të afërmit e kanë pyetur Ndocin që kush ishte pasi nuk e njihnin, por ai u është prezantuar me një emër tjetër. Kjo i ka bërë të afërmit të dyshojnë pasi nuk e kishin hasur më parë këtë person në rrethin e tyre familjar apo shoqëror.

Grupi hetimor ka zbuluar se objektiv i atentatit të 27 prillit në Durrës ishte vëllai i madh Besmir Haxhia, por në makinë ndodhej edhe vëllai tjetër, Viktori. Të dy ata u ekzekutuan me nga 20 dhe 18 plumba në trup duke ndërruar jetë në vend.

Bashkë me Altin Ndocin u arrestua edhe Klevis Alla si autori i dytë i dyshuar i ngjarjes, i cili ka treguar gjithçka për ekzekutimin e vëllezërve Haxhia si edhe të Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë më 2 mars në Durrës.

Alla tha se vëllezërit Haxhia kishin strehuar edhe njërin nga autorët e grabitjes së Rinasit, duke bërë që grupi hetimor ta lidhë ekzekutimin e tyre edhe me këtë ngjarje të rëndë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!