Kush janë vendet që kanë vaksinuar më shumë njerëz?

schedule13:47 - 17 Prill, 2021

schedule 13:47 - 17 Prill, 2021

Disa nga vaksinat anti-Covid janë miratuar nga vende individuale ose grupe vendesh, siç është për shembull Bashkimi Europian dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Nga 165 vende dhe territore që administrojnë vaksinat dhe publikojnë të dhënat për shpërndarje, 65 janë kombe me të ardhura të larta, 87 janë me të ardhura mesatare dhe 13 me të ardhura të ulëta.

Në përgjithësi, SHBA dhe Kina kanë injektuar më së shumti doza, përkatësisht 198 milionë dhe 183 milionë, ndërsa India ka administruar më shumë se 117 milionë deri më tani.

Por kur zbërthehen shifrat me doza për 100 persona, në vendet me një popullsi prej të paktën një milion, Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kili dhe Britania e Madhe kryesojnë listën.

Shumica e vendeve po japin përparësi vaksinimit të personave mbi 60 vjeç, punonjësve shëndetësorë dhe njerëzit që janë klinikisht të prekshëm.

Disa vende kanë siguruar më shumë doza vaksinash sesa u duhen popullatave të tyre, ndërsa vendet e tjera me të ardhura më të ulëta janë duke u mbështetur në një plan global të njohur si Covax, i cili po kërkon të sigurojë që të gjithë në botë të marrin një nga vaksinat./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!