Ka mbaruar votimi për emrat e kandidatëve gra për anëtarët e Kryesisë së Partisë Socialiste.
Në Asamblenë e PS, kryeministri Edi Rama tha se janë 2 lista, në listën e burrave 10 kandidatura, për 6 vende janë: Pandeli Majko, Erjon Braçe, Ditmir Bushati, Ilir Beqaj, Arben Pëllumbi, Eduard Shalsi, Armando Subashi, Fatmir Xhafaj, Pjerin Ndreu, Ervin Demo,
Në listën e grave janë: Ogerta Manastirliu, Belinda Balluku, Olta Xhacka, Ermonela Felaj, Ervis Kushi, Milva Ikonomi, Mimi Kodheli, Klotilda Ferhati, Blerina Gjylameti, Almira Gjembulla.
Sipas gazetares së ABC, Esiona Konomi, në bazë të votimit, 6 anëtarët e para të kryesisë janë: Belinda Balluku e cila është më e votuara ndër socialistë. Ajo ndiqet nga Ogerta Manastirliu, Blerina Gjylameti, Evis Kushi, Olta Xhaçka dhe Mimi Kodheli.
Nga numërimi nuk ka mundur të zgjidhen në kryesi: Milva Ikonomi, Almira Gjembulla, Ermonela Fela dhe Klotilda Ferhati.
Ndërkohë po numërohet lista e kandidatëve burra për kryesinë e PS. /abcnews.al/