Kush janë dy agjentët e FBI që pritet të luftojnë lidhjet e krimit e politikës

schedule15:16 - 7 Nëntor, 2017

schedule 15:16 - 7 Nëntor, 2017

Pjesë e Task Forcës që do të ngrihet në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, do të jenë edhe dy agjentë amerikanë të FBI-së. Ata tashmë kanë mbërritur në Tiranë, ku kanë ndjekur edhe prezantimin e këtij operacioni që u bë në Ministrinë e Brendshme. Mësohet se dy agjentët e FBI-së janë Mark Neëhouse dhe Jack Liao. I pari është një agjent special i Byrosë Federale të Hetimit dhe ka një përvojë të spikatur përsa i përket çështjeve si krimi i organizuar dhe pastrimi i parave. Ndërsa zyrtari i dytë i FBI, Jack Liao, është Drejtues i Byrosë për Evropën Juglindore. Së bashku me ekspertë nga Gjermania, Britania dhe Italia, ata do të jenë pjesë e ekipit, që pritet të luftojnë në mënyrë të veçantë lidhjet me krimit të organizuar dhe politikës./abc news

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!