Kandidati për kryeprokuror, Olsian Çela e nisi fjalën e tij duke parashtruar problematikat me të cilat përballet institucioni i prokurorisë. Ai tha se ka cilësi të dobët të hetimeve, mungesë pavarësie dhe besim në rënie.
I pyetur nga kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimi se kush janë avantazhet që sjell nisma e re ligjore, Çela shprehet se ligji i ri synon t’i japë mundësi prokurorëve të jenë vetvetja, të mos fshihen më pas PP apo drejtuesit.
Çela u shpreh se duhet të synohet, krijimi i partneriteteve strategjike.
“Ligji i ri do të forcojë pavarësinë e prokurorëve, një qasje e re që sherben si katalizator i koncepteve të metodave të reja. Në bindjen time pavarësia e prokurorit është shumë e rëndësishme, marrëdhënia drejtues – vartës. Ligji i ri synon t’i japi mundësi prokurorëve të jenë vetvetja, përballë ligjit, gjykatës dhe opinionit publik”, tha Çela./abcnews.al