Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kush janë 5 bodyguard-et e Grida Dumës, politikania sqaron foton që u bë virale

schedule11:15 - 15 Korrik, 2022

schedule 11:15 - 15 Korrik, 2022

Në protestën e 7 korrikut, e cila ishte thirrur nga Rithemeli, u bë virale një foto e deputetes Grida Duma, e cila shfaqej me disa bodyguard të veshur me të zeza.

Gjatë një interviste në “ABC e Mëngjesit”, ku ka folur për shumë dimensione të saj, ajo ka sqaruar si qendron e vërteta. Duma ka bërë të ditur me humor se ata janë kushërinjtë e saj dhe vishen me të zeza.

LEXO EDHE: Nga politikania më zonjë te ai më pak korrekti, Grida Duma flet me emra: Dash Shehi është shumë i ndjekur

Ai djali me mjekër është djali i dajës tim. Janë dy vëllezër, dy kushërinjtë e mi ata, i dua shumë dhe i përshëndes. Ndërsa të tjerët janë shokët e tyre të ngushtë. Aq shumë vishen me të zeza si shoqëri sa qëllon edhe kështu se kanë atë mënyrë të palestrës. Ata kanë hasur shumë vështirësi me gazin lotsjellës. Ata janë gjithë kohës me mua. Do ta them me mungesë modestie që pak njerëz në politikë sjellin familjarët e vetë. Unë nuk i kam kërkuar që  ata të vijnë, po ata vijnë dhe kanë gjithë atë energjinë e tyre me gjithë seriozitetin e tyre. Edhe unë i them mirë që vini po pse rrini kaq serioz”, ka thënë ndër të tjera deputetja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!