VIDEO/ Tmerr i banorëve dhe policisë: Kush ishte Dritan Haxholli

schedule15:14 - 16 Tetor, 2019

schedule 15:14 - 16 Tetor, 2019

Banorët në Kavajë e njihnin si person agresiv dhe inatçor Dritan Haxhollin, por frikë e kishin edhe punonjësit e policisë. 41-vjeçari jetonte me nënën e tij dhe e bija e takonte herë pas here.

Banorët në periferi të Kavajës, ajo që quhet lagja numër 4, e njohin mirë Dritan Haxhollin. Por askush nuk do të flasë publikisht për 41-vjeçarin.  Në një shtëpi private, jetonte vetëm me nënën e tij. I divorcuar herë pas here vizitohej nga e bija 15 vjeçare.

Një fqinj kujton se pas kthimit nga emigracioni disa vite më parë, burri që u vra në shtëpinë e ish të dashurës, u shfaq me profilin e një njeriu të zemëruar.  Burime të ABC News në prokurorinë e Kavajës treguan për një person që përdorte lëndë narkotike dhe që ishte në mbikëqyrje për trafikim të tyre.

Ishte karakter i vështirë, i inatosur dhe i egër, me një rreth të kufizuar miqsh që më shumë vinin nga jashtë Kavajës. Kështu njihej në opinion. Me ardhjen nga Greqia, u shtuan dhe lajmet për krimet të mundshmë jashtë kufirit.

EKSKLUZIVE/ Dritan Hoxholli duhej të ishte në burg natën që shkoi për të vrarë

“Ka bërë burg shumë atje dhe këtu”, thotë një banor i lagjes. Njerëzit e kishin frikë. Të njëjta referenca gjen edhe në Policinë e Kavajës. Një punonjes i komisariatit kujton se në një rast shkuan për ta arrestuar.

Dikush që e njihte mirë Haxhollin u doli para dhe u preu rrugën. Ku shkoni pa përforcime, do t’u vrasë. Në shtëpinë e tij ka dhe antitank. Ka gjuajtur me të. Policet u zbrapsën kurse dëshmitë për kanosje e kërcënime sa vinin dhe shtoheshin në popullatë.

Lajmi se Dritan Haxhollin nuk mund ta arrestonte kush shkoi deri në Policinë e Shtetit. Një zyrtar i tha ABC News se ishte përgatitur plani dhe operacionet do të niseshin ne Kavaje për ta kapur jo më larg se një dite pasi ndodhi ngjarja.

Dhe kur ai u vra në shtëpinë e Marsida Qatjes për policinë rasti u pa si lehtësim. Më pak shpenzime, më pak rrezik./Redaksia e korrepondentëve-ABC News Albania

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!