Kush kalon mbi 700 kw/h paguan më shumë, Ahmetaj: Nuk u harxhon lavatriçja por sistemet e instaluara

schedule13:08 - 20 Prill, 2022

schedule 13:08 - 20 Prill, 2022

Kush harxhon më shumë, paguan më shumë. Qeveria ka gati projektligjin dhe më pas për ta miratuar draftin që kush harxhon mbi fashën 700 kilovat energji elektrike do ta paguajë me çmimin e tregut pa subvencionim nga shteti.

Kështu u shpreh sot edhe zv.kryeministri Arben Ahmetaj i cili theksoi se janë 5 % të numrit të përgjithshëm të familjeve shqiptare që do të preken nga kjo skemë.

Sipas Ahmetaj kot familje që harxhojnë më shumë se 700 kilovat kanë kapacitete energjitike të instaluara shumë më tepër se familjet e tjera.

“Sa i përket biznesit të vogël dhe familjarëve nuk do të ketë rritje të energjisë. Ka një pjesë të vogël gati 5% e familjeve kalojnë mbi 700 kilovat. Dhe në konceptin e progresivitetit ato familje që harxhojnë më shumë se 700 kilovat do trajtohet më shumë. Familjet që harxhojnë nën 700 nuk ndryshon çmimi. Se ato familje që harxhojnë më shumë kanë kapacitet më të madh. Nuk harxhojnë kot. Jemi duke folur për kapacitet më të madh se ai normal. Nuk harxhojnë kot. Se nuk harxhon lavatricja dhe televizori. Këto familje do trajtohen me progresivitet.” tha Ahmetaj. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!