Kush fytyrat e reja të demokratëve që sfidojnë Trump?

schedule12:07 - 7 Gusht, 2018

schedule 12:07 - 7 Gusht, 2018

Demokratët amerikanë po përgatiten për të sfiduar presidentin Donald Tramp në zgjedhjet e mes mandatit, duke bërë rinovime thelbësore në listën e tyre të kandidatëve. Në fakt asnjëherë më parë një listë kandidatësh nuk ka qenë kaq e larmishme.

Kandidati i parë myslimanë që drejton një shtet amerikan, krerë sindikatash, yje televizioni, anëtarë të komunitetit LGBT – nis në 6 nëntor ofensiva elektorale anti Tramp, për zgjedhjet e mes mandatit ku do të rinovohen 435 vende në Kongresin Amerikan, 35 në senat dhe 39 guvernatorë.

Është prova e parë e madhe elektorale, pas fitores së Donald Tramp në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës. Në këtë mënyrë e majta amerikane ka ndërmarrë ndryshime thelbësore në radhët e saj. Një rinovim që nis me Abdul El-Saied, i pari qytetar i fesë myslimane që do të synojë postin e guvernatorit. El Saied, 32 vjeç, mjek me një listë të gjatë studimesh dhe një CV të pasur sportive, është djali i një inxhinieri mysliman i emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i martuar me një amerikane të fesë protestante, e cila më pas është konvertuar në islam.

Por vala e rinovimit ka të bëjë dhe anëtarët e komunitetit LGBT më shumë se 400, të cilët në nëntor do të përpiqen të fitojnë një vend. Asnjëherë më parë një listë kandidatësh nuk ka qenë kaq e pasur me homoseksualë, biseksualë, dhe transgjinorë, të cilët do të luftojnë për të mbrojtur të drejtat e tyre.

Por nuk mungojnë as emrat e njohur si Sintia Nikson, që njihet si një nga protagonistet e «Sex and the City», në rolin e Mirandës e cila sfidon guvernatorin e Nju Jorkut Endrju Komo, i cili kërkon mandatin e tij të tretë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!